NDRE MJEDA
Tetor-Muaji i letërsisë
Klasa:7-a
Mësuese:Gentiana Daka
Tema:"Takohemi me Mjedën"
Në kuadrin e muajit Tetor-Muaji i letërsisë,klasa 7-a organizoi një takim letrar në Kukël,pikërisht aty ku lindi ky shkrimtar i njohur i periudhës së Rilindjes Kombëtare.
Ndërtuar në formën e një takimi shpirtëror,nxënësit e njohën Mjedën,jo vetëm përmes vargjeve,kontributit të tij të gjerē letrar e gjuhësor,por edhe përmes ambienteve,ku ai jetoi dhe materialeve të ruajtura aq mirë në Qendrën Muzeore"Ndre Mjeda",kushtuar atij.Ky aktivitet nxiti te nxënësit mendimin e lirë,fraza të zgjedhura,përdorimin e një figuracioni të pasur letrar,komunikim të ëmbël si vetë vargjet e Mjedës.