VIKTOR CANOSINAJ
Aktivitet i bibliotekës së shkollës në muajin tetor-muaji i letërsisë.
Muaji tetor,mbledh pranë vetes ata që e duan librin.Përmes rreshtash e vargjesh udhëtojnë në botën e bukur të letërsisë,takojnë personazhe që diku i kanë hasur,përjetojnë ndjenja të ngjashme me ta,pse jo marrin forcë për të vazhduar përpara si ata.
Meriyll,një personazh i dashur e shumë i njohur,na ka shoqëruar prej vitesh në orët e bisedave letrare.Ardhur me tipare të ndryshme nga fantazia e fëmijëve,ajo ishte vajza e bukur,e vuajtur,që di të përballojë dallgët e jetës e që fal shumë dashuri.
Sot, patëm mundësinë të takonim krijuesin e këtij personazhi,shkrimtarin Viktor Canosinaj,për të përmbushur kështu një dëshirë të përsëritur nga lexuesit më të mirë në bibliotekën e shkollës.
Faleminderit Ambra Hysa për mundësinë e krijuar."Meriyjet e mia",të përqafojnë fort!🥰
Ndërkohë,po sot,në një nga ambientet e Bibliotekës Shkencore Universitare,nxënëset vizituan ekspozitën "Shkëmb i tokës dhe shkëmb i shpirtit shqiptar" me botime të veprave të poetit kombëtar At Gjergj Fishta, pjesë e fondeve të pasura të kësaj biblioteke , që nga viti 1900 deri në vitin 1944 dhe ribotime, nga viti 1996 deri në ditët e sotme.
Këto vepra me karakter letrar, gjuhësor, publicistik, edukues e kulturor janë pasqyrë e kontributit të pashoq të At Gjergj Fishtës, këtij personaliteti të vlerësuar nga intelektualët më të shquar të kombit shqiptar dhe nga albanologë të huaj.